Në këtë lagje, e vetmja rrugë e pastruar është aksi kryesor që bën lidhjen me pjesën tjetër të qytetit. Ndërkohë, pjesa tjetër e rrugicave janë lënë në harresë. Në lagjen “Dobraç” bora dhe akulli janë bërë një, duke u kthyer në rrezik të madh për banorët që jetojnë në këtë zonë.

As qytetarët që zgjedhin të ecin në këmbë nuk janë të sigurtë kur kalojnë në këtë rrugë e cila i ngjan një piste akulli. Me shumë fat nuk janë as ato qytetarë të cilët preferojnë të kalojnë më shpejt rrugën me biçikletë apo me makinë.

Jashtë kameras, banorët shprehen të indinjuar që institucionet përgjegjëse nuk marrin masa për përmirësimin e situates dhe pastrimin e rrugëve atje. Infrastruktura e dobët në pjesën më të madhe të rrugëve në lagjen “Dobraç” e ka vështirësuar më shumë qarkullimin e banorëve.

Ecja në këto rrugë është kthyer në një sfidë të vërtetë për secilin qytetar që jeton në këtë zonë.

Artikulli paraprakSHKODËR, NGRICA VAZHDON TË RREZIKOJË QYTETARËT
Artikulli tjetërM.MADHE, TRANSPORTOHET ME HELIKOPTER 79 VJEÇARI