Prej disa ditësh, katër futbollistë të ekipit të Vllaznia U-19 kanë firmosur kontrata profesioniste me ekipin e parë. Emrave si Ersi Zaganjori, Kevin Dodaj, Klajdi Halili dhe Aron Jukaj, pritet t’u bashkohen edhe futbollistë të tjerë në ditët në vijim. Ish-futbollisti i njohur Edmond Doçi, tashmë në rolin e trajnerit të moshave në Shkodër, ku më parë ka drejtuar edhe në Akademinë Vllaznia, e konsideron pozitive që të rinjtë po firmosin me ekipin e parë.
Ndërkohë, i pyetur për atë se si e sheh Vllazninë e sezonit të ri, Doçi shprehet se afrimet deri tani janë të goditura, por drejtuesit duhet të jenë të kujdesshëm në vazhdim.
Gjatë ditëve të fundit, te Vllaznia ka pasur lëvizje në çdo drejtim, teksa kuqeblutë po ecin me shpejtësi drejt ndërtimit të skuadrës, me të cilën do të përfaqësohen në Conference League.