Ish-futbollisti i Vllaznisë, Edmond Doçi, sot trajner futbolli, është i mendimit se kuqeblutë i kanë të gjitha mundësitë për të qenë në finalen e kampionatit dhe për ta fituar atë. Në një intervistë për “Star Plus”, ai vlerësoi Egnatian, por tha se skuadra e Vllaznisë, nëse jep maksimumin, mund t’ia dalë t’i kalojë rrogozhinasit.

Si një ish-futbollist që e di peshën e ndeshjeve të tilla, Doçi ka edhe një apel për tifozët.

Vllaznia ka përmbushur një nga dy objektivat sezonalë në këto javë, që ishin arritja në “Final Four” dhe kualifikimi në Kupat e Europës, por gjithsesi titulli kampion mbetet ai që kërkojnë të gjithë.

Artikulli paraprakKOPSHTI “ISMET SALI BRUÇAJ” MESAZHE NË DITËN E FAMILJES
Artikulli tjetër37% E DËMEVE NË AKSIDENTE NË 2023 U ZGJIDHËN ME MARRËVESHJE