Vllaznia mposhti me rezultatin 2-0 Skënderbeun në stadiumin “Loro Boriçi”, për llogari të javës së 12-të të Superiores. Lojtari më i mirë i kësaj ndeshje u vlerësua autori i golit të dytë te Vllaznia, Kevin Dodaj, i cili pas përfundimit të duelit, foli për mediat, ku tha se për të rëndësi ka fitorja e ekipit.
Dodaj tha se golin e shënuar ia dedikon kreut të Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, pasi ai ka qenë një nga mbështetësit e tij më të mëdhenj që në moshën 14-vjeçare.
Ky ishte goli i parë këtë sezon për Kevin Dodajn me fanellën e Vllaznisë, teksa paraqitjet e tij mjaft pozitive deri tani premtojnë për një të ardhme të ndritur për sulmuesin e talentuar.