Me reformën e re administrative territoriale që tashmë ka hyrë në fuqi, për drejtorinë e ALUIZNIT lidhur me legalizimet e ndërtimeve mund të ketë ndryshime në një të ardhme të shpejtë. Një gjë të tillë e pohon drejtori rajonal i ALUIZNIT në Shkodër Ardian Dodani i cili parashikon ndonjë ndryshim por pa e cilësuar se çfarë mund të jetë. Pavarësisht se drejtori Dodani nuk e përmend në vazhdimësi qeveria shqiptare mund të përcaktojë çmime të reja për tokat ku janë ngritur objektet që presin legalizimin.

E thënë më thjeshtë çmimi i tokë për një Bashki të madhe si Shkodra nuk mund të jetë njëlloj në fshatra, zonat malore apo edhe pjesën e qytetit. Sa i përket transferimit të dokumentacioneve nga komunat tek Bashkia e madhe e Shkodrës, drejtori Dodani thotë se për ALUIZNIN nuk ka asnjë pengesë duke qenë se është një çështje e zgjidhur vite më parë. Edhe sa i përket volumit për vazhdimësinë për drejtorinë e ALUIZNIT nuk ndryshon asgjë sa i përket hartës së re territoriale. Edhe më parë komunat që i janë bashkuar Shkodrës aplikimet për legalizim i kanë bërë pranë ALUIZNIT dhe jo në njësitë e qeverisjes vendore.

Artikulli paraprakUJËSJELLËSI SHIROKË, SHLLAKU: NUK E MARRIM NË DORËZIM
Artikulli tjetërTEMPERATURAT E LARTA, TË GJITHË NË LIQEN