Shtatori do te jete starti i fushatës se prishjeve për ndërtimet pa leje ne te gjithë qarkun Shkodër nga INUK . Këtë e beri te ditur drejtori i Aluznit ne Shkodër Ardian Dodani i cili shpreh qarte se aksioni do te nise ne ditët e para te muajit qe do te vine.

Pjese e këtij aksioni do te jete Velipoja dhe qyteti i Shkodrës, 2 ndërhyrje te cilat kane një rendësi specifike.Prej kohësh Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, vijon punën për prishjen e objekteve pa leje, si dhe lirimin e hapësirave publike, në të gjithë territorin e vendit.Objektet qe përfliten prej kohesh te prishen .Brenda qytetit te Shkodrës nisin nga hyrja ne urën e bunes për te vazhduar deri ne brendësi te saj. Kohe me pare inspektorët e këtij institucioni kishin deklaruar për nisjen e një aksioni intensiv , për prishjen e disa ndërtimeve pikërisht ne këtë pjese te liqenit .

Artikulli paraprakLUAN HETA E PRANON: MUND TË KETË RRJEDHJE VOTASH NGA PS
Artikulli tjetërMUSTAFA: NUK E KEMI SHKELUR LIGJIN E GJUETISË