Dalja në skenë e ndërtimeve në Velipojë, lejeve të dhëna që çoi në arrestmin e 9 ish-zyrtarëve të ish-komunës Velipojë duket se është një çështje që do vazhdojë.
Pavarësisht ndërtesave që kanë leje, një çështje e vështirë mbetet legalizimi i një pjese të madhe të objekteve të tjera që janë pa leje. Drejtori i ALUIZNIT Ardian Dodani bën të ditur tashmë se nëse dikush ka një objekt të dytë në Velipojë atëherë tokën duhet ta paguaj me çmim tregu.
Nëse një leje legalizimi që është e gatshme qytetarët nuk shkojnë për ta marrë për 7 muaj e gjysëm atëherë ALUIZNI e depoziton në hipotekë por me një barrë hipotekore, çmim të cilin qytetarët janë të detyruar ta paguajnë.
DODANI: REFORMA TERRITORIALE, TË NDRYSHOJË ÇMIMI PËR PARCELAT
Një ndryshim që duhet bërë thotë drejtori Dodani është ndryshimi i çmimit të parcelave duke qenë se tashmë ish-komunat janë bërë pjesë e bashkive të mëdha.
Para pak ditëve u mbyll procesi i vetdeklarimeve, një proces i cili është hapur disa herë në vite duke i dhënë mundësi qytetarëve që të deklarojnë dhe legalizojnë ndërtimet pa leje të këtyre viteve.