Në doganen e Muriqanit ndodh që ndonjëherë të krijohen edhe rradhë të gjata, por e rëndësishme është se në këtë donganë po punohet me 5 sportele në total
, ku 4 prej tyre janë për automjetet e vogla, ndërsa 1 sportel ose në varësi edhe të fluksit, po operohet edhe me më shume sportele për autobuzët për të evituar keshtu edhe rradhët e gjata. Duke bërë një krahasim të muajit Qershor të vitit 2015 ku ne total ka pasur 122000 hyrje e dalje është regjistruar një rënie për Qershorin e 2016 ku janë regjistruar 121000. Kjo rënie e hyrje/daljeve vjen për shkak të muajit të ramazanit, ku rreth 80 përqind e tyre janë qytetarë nga Kosova, Gjermania, Zvicra etj. Ndërsa për muajin Korrik fluksi më I madh është regjistruar mbas datë 5, ku në këto ditë të para të muajit pas përfundimit të ramaznit janë regjstruar 20 përqin më shumë hyrje/dalje e ku në ditët në vazhdim mendohet që të ketë akoma më shumë fluks. Gjatë kësaj periudhe, janë shtuar edhe efektivët për mbarvajtjen e punës për të evituar edhe vonesat, kjo falë ndihmës edhe të 10 oficerëve të ardhur nga “Fronteks”. Fluksi më I madh I hyrje/daljeve në doganën e Muriqanit, regjistrohen në muajin Gusht ku në 15 ditëshin e parë ka një fluks të madh hyrjesh nga vëndet fshqinje që vijnë për turizëm në shqipëri, e në 15 ditëshin e dytë të muajit Gusht janë edhe daljet më masive nga kjo doganë.