Gjatë natës, në doganën e Malit të Zi, si rezultat i inteligjencës policore dhe kontrollit të detajuar nga autoritetet doganore të Malit të Zi, është bllokuar një kamion tip “Renault”, i drejtuar nga shtetasi K. O. që shoqërohej nga babai i tij, shtetasi I. O., të dy banues në Durrës. Gjatë kontrollit në kamionin e ngarkuar me dërrasa dhe me paleta, që kishin destinacion Austrinë, autoritetet doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar, kanë gjetur një sasi rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa. Policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe me autoritetet policore dhe ato doganore malazeze, po kryejnë veprime të përbashkëta hetimore, për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale. Mësohet se kamioni është kapur në doganën e Hanit të Hotit që lidh Shkodrën me Malin e Zi. Autoritetet pas informacioneve që kanë patur në rrugë operative lidhur me sasinë e drogës që ndodhej në këtë kamion kanë ushtruar një kontroll duke gjetur 300 kilogramët e fshehura brenda tij. Menjëherë efektivët e policisë doganore kanë bërë të mundur sekuestrimin e lëndës narkotike që kishte për destinacion Austrinë. Më pas autoritetet policore kanë bërë të mundur edhe ndalimin e dy shtetasve shqiptar të dyshuar për 300 kilogram kanabis sativa. Mësohet se dy shqiptarët, babë e bir kanë mohuar se kanë lidhje me sasinë e drogës që u gjet në kamion duke thënë se ata janë thjeshtë shoferë që po transportonin lëndët drusore drejt Austrisë. Ndërkohë pika doganore e Hanit të Hotit vijon që të jetë një prej doganave të preferuara për trafikantët e drogës për të transportuar lëndët narkotike nga Shqipëria drejt Europës. Shpesh herë pala malazeze në bashkëpunim me palën shqiptare kanë goditur grupe kriminale apo individë në tentativë për të transportuar drogë drejt vendeve të BE. Pavarësisht kësaj dyshohet se sërish pika doganore e Hanit të Hotit mbetet një prej kryesorëve ku transportohen lëndët narkotike me kamion nga Shqipëria drejt Europës. Efektivët kanë shtuar kontrollet por edhe numrin e rasteve të goditura por sërish vijon të mbetet një shqetësim i përbashkët.

Artikulli paraprakVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA E NIS ME FITORE
Artikulli tjetërMINISTRJA: TË ZHVILLOJMË BUJQËSINË