Dy persona janë vënë në pranga dhe 6 adoleshentë janë proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi dogjën 4 flamujt e Serbisë një ditë më parë, gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha, kundër nismës së ‘Ballkanit të Hapur’.

Astrit Cara, 41-vjeç banues në Tiranë dhe Besnik Balani, 56 vjeç banues në Krujë, janë arrestuar në flagrancë, ndërsa janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës. Këta shtetas, gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.

Artikulli paraprakSOT DITA E DYTË E SAMITIT ‘OPEN BALKAN’, 5 MARRËVESHJET QË PRITET TË NËNSHKRUHEN MES TRE SHTETEVE
Artikulli tjetërTEMPERATURA DERI NË -5 GRADË, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT