Dy të rinjtë e arrestuar për djegien e automjetit të oficeri të policisë do të qëndrojnë në burg pa afat.Klaudio Gjokhilaj 24-vjeç dhe Klaudio Kovaçi 22-vjeç të dy banues në Lezhë u njohen me masen e sigurisë në gjykaten e Lezhës, ku pasi dëgjoi palet gjyqtarja Eglantina Biba Biba e cilësoi të ligjshem arrestimin e tyre dhe vendosi masat e sigurisë arrest në burg për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e ditës së hënë, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.Nga veprimet e policisë rezulton se oficeri ishte konfliktuar me dy të rinjtë duke i shoqëruar në komisariat 1 ditë para ngjarjes dhe në shenjë hakmarrje ata dyshohet ti kënë ndjegur automjetin tip “OPEL” i cili ishte i parkuar në afersi të Drejtorisë së Policisë.

https://youtu.be/t93Z2Nc0iRA

 

Artikulli paraprakVELIPOJË, OPERATORËT TURISTIK TË KËNAQUR
Artikulli tjetërLEZHA PA INFRASTRUKTURË PËR PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE