Dy persona kanë rënë në pranga pas zbardhjes së ngjarjeve sa i takon djegies së dy automjeteve, njëri prej të cilëve ishte në pronësi të një punonjësi policie, të ndodhura në muajin dhjetor 2019 dhe në muajin janar 2020.

Kështu u arrestuan G. H., 31 vjeç, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për plagosje dhe B. R., 20 vjeç, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta persona janë autorë të dy ngjarjeve kriminale të djegieve të automjeteve në qytetin e Elbasanit, konkretisht:

– Më datë 24.12.2019, rreth orës 21:50, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme, mjeti tip “Benz”, në përdorim nga shtetasi K. K.

– Më datë 09.01.2020, rreth orës 00:10, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Pasat”, në pronësi të shtetasit E. Gj.

Po nga informacionet e marra dyshohet se shtetasit G. H. dhe B. R., në kohë dhe vende të ndryshme kanë kryer djegie të automjeteve, në qytetin e Elbasanit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës me zjarr ”, kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprakARRESTOHEN 11 PERSONA, ORGANIZONIN LOJËRA FATI NË LOKAL
Artikulli tjetërKATER ARRESTIME,NJË PREJ TYRE I SHPALLUR NË KËRKIM