Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 1 tetor të këtij viti ku u dogj makina e Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat.

Në pranga ka përfunduar Alket Rumano, 46 vjeç, banues në Tiranë, si autori i dyshuar si zjarrvënës.

“Ky shtetas më datë 01 tetor 2018 në rrugën ‘Hamdi Cenoimeri’ në Kombinat, për motive të dobëta i ka vënë zjarrin gjatë natës automjetit me targë AA 550 TN në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat)”, sqaron policia.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një person me fytyrë të mbuluar dhe një bidon me lëndë djegëse që e hedh mbi makinë. Më pas i vë zjarrin, i cili shpërthen menjëherë dhe duket se ka dëmtuar edhe autorin. Makina u shkrumbua plotësisht.

Ende nuk dihet motivet që çuan 46-vjeçarin të ndërmerrte një veprim të tillë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Artikulli paraprakPEDOFILI SHQIPTAR ABUZOI ME MBESËN E TIJ DHE 3 VAJZA GREKE
Artikulli tjetërPËRPLASEN DY MAKINA, 4 TË PLAGOSUR