Kjo është një nga disa rrugët e lagjes “Dobrac” në qytetin e Shkodrës e cila nuk ka nevojë për koment pasi pamjet flasin vetë

Duhen vetëm pak reshje shiu që rruga të shfaqë vështiësi të mëdha në levizjen e banorëvë. Nje pjesë e tyre e kanë humbur besimin nga premtimet e shumta ndaj nuk kanë dëshirë që të prononcohen.

Megjithatë një prej banorëve të lagjes “Dobrac” Xhemil Guri tregon se në kohë me shi fëmijët e shkollë e kanë gati të pamundur që të lëvizin në këtë rrugë

Xhemil Guri ka një apel për të gjithë deputetë që sipas tij nësë duhet të marrin vota nga kjo lagje duhet të punojnë për këtë komunitet
Në këtë gjendje janë edhe shumë rrugë të cilat notojnë në ujë sa herë që bie shi

Artikulli paraprakLEZHË, KRYEBASHKIAKËT: QEVERIA NA KA DISKRIMINUAR
Artikulli tjetërMOTI I KEQ GJUNJËZON SHBA-në, 21 TË VDEKUR