Vetëm pak ditë pasi Nënë Tereza e Kalkutës u shpall shejntore më 4 shtator, ndodhi një mrekulli.

Drolah Sanchez, një doktoreshë në një spital publik në Filipine shpërndau në facebook-un e saj një postim ku tregonte se si lutja drejt Shejntores i ndryshoi jetën. Sanchez ishte dëshmitare se si një bebe e vdekur u rikthye në jetë pas lutjeve të saj drejt Nënë Terezës. Sanchez tregoi historinë në facebook: Një nënë 20 vjeçare do të lindte rreth orës 5.40. Skuadra mjeëkësore e dinte që nuk do të ishte një lindje normale. Kur fëmija lindi, zemra nuk i rrihte. Kur e ndjeu se duhet të dorëzohej, doktoresha filloi të lutej drejt Nënë Terezës dhe i kërkoi asaj një shenjë. Nëse fëmija nuk rikthehej në jetë, doktoresha do të hiqte dorë nga puna e saj. 15 minuta kishin kaluar e fëmija nuk jepte shenja jete. E ‘armatosur’ me besimin e saj, doktoresha vazhdoi të lutej derisa fëmija filloi të merrte frymë. Bebja ishte gjallë. Ajo mori emrin Tereza pasi doktoresha Sanchez besoi se ishte një mrekulli nga Shejntorja.

Artikulli paraprakGRANATË DREJT AMBASADËS FRANCEZE NË ATHINË
Artikulli tjetërRAMA NË KUVEND: PD PO RROPATET SËRISH TA RRËZOJË VENECIAN