Doku Fest, tashmë është pjesë edhe e qytetit të Shkodrës. Nje event qe vjen ne mbeshtetjen e Bashkisë së Shkodrës dhe Qëndrës Rinore Arka.
Përgjatë 1 orë dhe 20 min. u projektuan gjashtë filma dokumentar me metrazhë të shkurtër të tematikave të ndryshme me produksion shqiptar dhe të huaj. Kryetarja e Bashkisë Shkodër, e pranishme ne kete akvitetet, vleresoi Doku Fest, si një atraksion dhe promovim që behet Shkodrës, ndërkohe qe u shpreh se te tilla aktivitete nuk do te ndalen vetem me kaq. Fat për ne që Qendra Rinore Arka është e pozicionuar në një rrugë e cila mbart traditë historike e kulturore dhe ndjejmë përgjegjësinë që këtë traditë ta vazhdojmë në mënyrën më të denjë. Në fillim të viteve 1900 në shtëpinë e Kolë Idromeno, që gjendet në rrugicën e Gjuhadolit, krejt afër Qendrës Rinore Arka janë bërë shfaqjet e para filmike. Kjo traditë rikthet pas shumë viteve me një bashkëpunim shumë simpatik dhe të frytshëm të Qendrës Rinore Arka me Festivalin e DokuFest, i cili organizohet prej 15 vitesh në Prizren të Kosovës.