Me iniciativën e përkushtimin e z.Elvin Shala u bë i mundur dokumentari artistik kushtuar Jolanda Shalës.

Një jetë edhe pse e shkurtër, por e mbushur me figura e karaktere që ngelen të pa harruara në mendjet e spektatorit shqiptar.

Ky dokumentar u realizua falë punës së palodhur artistike të Drande Xhaj dhe Samoel Pjeshka. Rregjiore Mimoza Marjanaku, skenar dhe regji Bruno Shkllaku. Sipas këtij të fundit, ky projekt është bërë me kontributin e shumë pak njerëzve. Ndërkohë kolegët që kanë punuar me aktoren Jolanda Shala, nuk harrojnë të shprehin emocionet për aktoren e madhe.

Dokumentari pati premierën mbrëmjen e së shtunës në Kinema Milenium dhe u mirëprit nga publiku shkodran .

Artikulli paraprakRESHJET E DËBORËS PËRFSHIJNË QARKUN SHKODËR
Artikulli tjetër“LATTE ART”, TRENDI I RI I KAFESË