JETA, VEPRIMTARIA DHE VUAJTJET E MARTIRIT TË DEMOKRACISË .Këto janë fjalët e at Viçens Prendushit. Një prej martirëve të Kishës Katolike i cili vuajti kalvarin e torturave nga sistemi monist.
Jeta, veprimtaria dhe vuajtjet e imzot Prendushit erdhën përmes një dokumentari të realizuar nga Tefta Radi që pati premierën në teatrin “Illyricum” të Kishën Françeskane.Në dokumentar është edhe dëshmia e mbesës së imzot PrendushitPas një vepmritarie të pasur e një kontributi të madh fetar, letrar e atdhetar në 1947-ën arrestohet nga regjimi monist dhe ndahet nga jeta pas dy vitesh nga torturat më çnjerëzore.Autorët e dokumentarit thonë se për figura të tilla duhet të hidhet më shumë dritë.Në vitin 1993 at Viçens Prendushi u shpall martir i demokracisë për kontributin e madh që dha për vendin.