Motrat misionare “Krahërori i Shenjtë” ka vijuar me aktivitete të ndryshme në kuadër të 25 vjetori të ardhjes së tyre në Shqipëri.

Kësaj here në sallën Kardinal Mikel Koliqi në famullinë e Shkodrës u shfaq një dokumentar me punën dhe kontributin 25 vjeçar të motrave “Krahërori i Shenjtë.

Nëse ne kemi bërë diçka është dhuratë e Zotit, që ka inspiruar motër Albën që t’i kërkonte nënës gjenerale ardhjen e këtij misioni në Shqipëri.

Ne sjellim në zemër, karizmën tonë, atë për t’iu përcjellë njerëzve dashurinë për Zotin. Është një karizëm që e kemi trashëguar nga themeluesi ynë Justako Montemurro, që i është dhuruar më të varfërve, që ka ngritur shkolla për fëmijët, për të zgjidhur situatat e vështira sociale të shtresave në nevojë, të atyre që nuk kishin zë.

Motër Alba mori këtë thirrje për ta sjellë këtu. Sot falë Zotit, atë rrugë që ajo shtroi, ne po e çojmë përpara, me besnikëri ndaj Zotit, që na kërkon të jemi bashkëudhëtarë të vëllezërve e motrave në vendin tuaj”.

Para 25 viteve ishin katër motra që erdhën me këtë mision të shenjtë duke vijuar kështu që për dy dekada e gjysëm të japin kontributin e tyre për familjet shkodrane e shqiptare jo

vetëm me ushqimin dhe dashurinë e tyre ndaj Zotit por edhe gjetjen e paqes dhe humanizmit tek shumë prej këtyre familjeve.

Shumë shpejt motrat e misionit “Krahërori i Shenjtë” u kthyen në një faktor të rëndësishëm për shumë shtresa të ndryshme në vendin tonë.

Artikulli paraprakMESHË PËR 25 VJETORIN E MOTRAVE MISIONARE
Artikulli tjetërSHËNGJINI 24 ORË PA ENERGJI ELEKTRIKE