Reliket e Shkodrës, një pasuri e çmuar historike dhe kulturore e këtij qyteti dhe kombit shqiptar ndër shekuj erdhën përmes një dokumentari të shfaqur në kinema “Millenium”. Studiuesja Zenepe Dibra trokiti në dyert e familjeve të vjetra shkodrane si dhe hulumtoi brenda e jashtë vendit arkiva e muze duke arritur të sigurojë Relike deri më tani të panjohura dhe me vlera të mëdha historike.
Dibra tregon se si ka arritur që të gjejë përmes punës së saj Relike të Atë Gjergj Fishtës, mjete të kohës së luftrave, dekrete të Papës e deri tek tabloja me mëndafsh që shkodranët i kanë bërë Presidentit amerikan Ëillson për kontributin në Pavarësinë e Shqipërisë, familja e të cilit e ruan ende sot në muzeumin e saj.
Dibra ndjen keqardhje deri në tronditje se si gjatë viteve një pjesë e madhe e Relikeve të Shkodrës kanë humbur e bashkë me to edhe një pjesë e historisë e kulturës së gjallë identitare.
Sot Reliket nënvleftësohen thotë studiesi Gjovalin Çuni edhe pse janë një pasuri e rrallë e vendit.
Regjisorja Vasilika Londo thotë se si studiuesja Zenepe Dibra i hapi dyert duke realizuar këtë dokumentar me Reliket e Shkodrës që flasin më shumë se kushdo.
Pas dokumentarit të shfaqur, u promovua edhe libri me dy vëllime ”Shkodra, histori që gjallëron me reliket e saj” duke bërë që të jenë përjetësisht në këto botime si një vlerë që trashëgohet për studiuesit, historianët dhe brezat e ardhshëm.