“Gratë në diktaturë” është dokumentari që u shfaq në muzeun e dëshmisë dhe kujtesës në Shkodër, një prodhim i Institutit për Demokraci dhe gazetares Fatmira Nikolli. Jonila Godole, drejtuese e IDMC tha se është një përpjekje për të zbardhur një mit të diktaturës së gratë atëherë u emancipuan gjë e cila nuk është e vërtetë. Godole foli edhe për rishfaqjen e simboleve të komunizmit në ditët e sotme duke e dënuar si akt.
Ambasadorja e Zvicrës Ruth Huber e cila mbështeti dokumentarin “Gratë në diktaturë” thotë se është e rëndësishme që shoqëria të dijë të vërtetën e të kaluarës komuniste.
Një prej atyre grave që vuajti në diktaturë është Fatbardha Saraçi Mulleti, sot 85 vjeçe e cila si e internuar në kampin famëkeq të Tepelenës është dëshmitare e grave dhe fëmijëve që humbën jetën në atë kamp çnjerëzor.
Dokumentari “Gratë në diktaturë” solli dokumente dhe pamje arkivore duke treguar imazhin propagandistik të gruas në role të ndryshme si dhe faktoi dhunën që regjimi i diktaturës ushtroi ndaj grave dhe vajzave shqiptare përmes dëshmive ende të gjalla.