Rikard Ljarja, një prej aktorëve më të mëdhenj shqiptar në tre vjetorin e ndarjes nga jeta u rijetësua në një dokumentar me regji të mikut të tij Mevlan Shanaj. Dokumentari “Rikard” u shfaq në kinema “Millenium” në Shkodër mes miqve të shumtë duke sjellë mes të tjerave edhe disa rrëfime të vetë aktorit të madh.

Regjisori Mevlan Shanaj e quant ë ndjerin Rikard Ljarja aktorin më të madh të filmit shqiptar.

Bashkëshortja e Ljarjes, aktorja Marjeta Ljarja tha se përjetoi një emocion më të madh me shfaqjen e dokumentarin në Shkodër, qytetin e lindjes të Rikardit.

Mes lotësh, Marjeta Ljarja tregon se çfarë i mungon në këto tre vite nga Rikardi.Motra e Rikardit, Ernesta Ljarja rrëfen se dashuria që ai kishte është e pafundme.

Rikard Ljarja lindi më 1 prill të vitit 1943 ndërsa u nda nga jeta më 20 prill të 2020-ës kur ishte 77 vjeç. Që në moshë të re u kthye në një prej aktorëve më të dashur për publikun shqiptar dhe më pas një prej aktorëve më të mëdhenj të kinematografisë duke numëruar mbi 20 filma të luajtur dhe 7 të tjerë me regjinë e tij. Rikard Ljarja shkroi edhe gjashtë libra si dhe pikturoi duke shfaqur talentin e tij artistik në shumë dimensione.

Artikulli paraprakPROMOVOHET ROMANI “KOHË DASHURISH TË HARRUARA”
Artikulli tjetër“KONCERT MË KANGË POPULLORE”