Dokumenti sekret/Rusia po nxit luftë në Ballkan, gati ndërhyrja e NATO-s

E përditshmja kroate “Veçernji list “NATO është e gatshme për të ndërhyjë në Ballkan për t’i bërë ballë kërcënimit rus që ka për qëllim shtrirjen në rajon me qëllim destabilizimin, sidomos duke nxitur konfliktet ndëretnike”. Kështu shkruan përditshmja kroate “Veçernji list e cila raporton se një dokument i besueshëm i NATO-s për sigurinë në Ballkan, është miratuar në takimin e shefave të diplomacive gjatë këtij muaji. “NATO është e gatshme të ndërhyjë operacionalisht në Ballkan kurdo është e nevojshme për të parandaluar konfliktin ndëretnik dhe për të promovuar siguri dhe stabilitet, shkruan në dokumentin sekret të NATO-s mbi situatën në Ballkanin Perëndimor”, thekson gazeta kroate. Dokumentin të cilin “Vecernji list” ekskluzivisht e ka parë në Bruksel, fillimisht është shqyrtuar e më pas është miratuar në takimin e ministrave të jashtëm gjatë këtij muaji. Në të njëjtin dokument janë përshkruar në detaje dy lloje të kërcënimeve me të cilat përballet vendet fqinje të pjesa juglindore kroate: sjellja destabilizuese e Rusisë dhe rritja e ekstremizmi dhe radikalizmi si pasojë e kthimit të luftëtarëve të huaj nga Siria dhe Iraku. Mirëpo në dokumentin sekret nuk tregohen detaje se çfarë do të thotë ndërhyrja operacionale që aleanca është e gatshme të bëjë në Ballkan, por sipas burimeve jozyrtare thuhet se theksi i veçantë i jepet promovimit të sigurisë dhe stabilitetit. Këto burime thonë se kjo nuk mund të shihet si kërcënim, por si mesazh për parandalimin e kërcënimeve të mundshme në qoftë se ndodhin. Në dokument thuhet se “rreth 260 luftëtarë të huaj”, të cilët janë nga Bosnja dhe Hercegovina shkuan të luftojnë në anën e organizatës terroriste të Al-Kaedës dhe ISIS-it në Irak dhe Siri. Këto të dhëna janë nga fundi i 2015. Kur bëhet fjalë për problemin tjetër në Ballkan, aty përmendet shqetësimi i NATO-s me praninë e shtuar të Rusisë. “Arsyeja e dytë është se vendet anëtare të NATO-s shprehin shqetësim për situatën në Ballkanin Perëndimor. Ky shqetësim vjen nga prania e Rusisë e cila më së shpeshti është e drejtuar aty ku ka popullsi serbe në rajon”, thuhet në dokument. NATO sheh “rritje të aktivitetit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe sjelljen destabilizuese”. Pjesa e dokumentit që flet për Serbinë, thotë se mbështetja e serbëve për aleancën ushtarake është shumë e ulët, e cila është sigurisht rezultat i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë para përfundimit të sundimit të Sllobodan Millosheviçit.

Artikulli paraprakSHKËLZEN DOLI DHE FILARMONIA E VJENËS NË 2 JANAR NË TIRANË
Artikulli tjetërDEKONSPIRIMI,KELMEND BALILI U INFORMUA PËR AKSIONIN E POLICISË