Deklarata e Bashës:

Sot jam para jush për të komunikuar për një çështje të paprecedentë në historinë e Shqipërisë dhe në historinë e vendeve demokratike ku kryeministri i vendit korrupton shefin e FBI për të sulmuar kryetarin e opozites.

Një histori e tillë nuk është dëgjuar as në vende diktatoriale ku kundërshtari politik shihet si armik.

Nuk ka ndodhur ndonjëhere që një kryeministër të korruptojë shefin e kundërzbulimt të një vendi mik, aleat dhe partner strategjik me qëllimin e vetëm për të goditur dhe dëmtuar kundërshtarin e tij politik, në këtë rast Lulzim Bashën dhe PD.

Shumë miq, dashamirës dhe mbështetës kane shprehur habinë deri në frustrim se pse nuk flet Lulzim Basha.

Kjo edhe pse në fakt që prej ditës se parë unë e kam thënë se gjithçka është një stisje e ndyrë.

Por të jem i sinqertë, atëherë kurrë nuk më shkonte në mendje se deri ku arrinte ky skenar, se kryeministri i vendit tim të kryente njeë operacion të tillë kriminal kundër kreut të opozitës dhe PD.

Ka pasur edhe nga ata për të cilët jam i keqardhur që ju bashkuan Edi Ramës në llumin e mashtrimeve, gënjeshtrave dhe akuzave për këtë çështje. I kam shpërfillur dhe mëshiruar, i qetë dhe i vendosur në vetëdijen time se asnjëhëre në asnjë moment PD dhe unë nuk ishim përfshirë në asgjë të paligjshme e aq më pak të lidhur me shpifjet monstruoze të prodhuara.

Mbushën mediat, dërguan madje dhe letra nëpër botë me shpresën se do të dëmtonin PD dhe Lulzim Bashën. Për keta kam vetëm keqardhje. Turpi është i tyre dhe këtë turp shqiptarët e në veçanti demokratët nuk do tua harrojnë kurrë.

Kam pritur me qetësi, durim dhe besim që ndonëse e vërteta e kësaj ceshtje do merrte kohë ajo do të zbardhej. Por kam qenë i sigurtë që pas shpifjeve dhe sulmeve të ulëta fshiheshin duar të pista.

E kam patur këtë bindje para se të dilte në shesh e vërteta e plotë përmes aferës McGonigal. Por sërish kam pritur të thotë fjalën e saj drejtësia amerikane, për të mos u krijuar asnjë alibi justifikimi nëpër banaqet mediatike të financuara me para krimi e korrupsioni nga ku mbushnin dynjanë me baltën e përnatshme.

Artikulli paraprakMURIQAN, NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR GRUP KRIMINAL, ARRESTOHET 48-VJEÇARI POLAK
Artikulli tjetërKF VLLAZNIA FESTON 105-VJETORIN