Kledi Hysa doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” javën e kaluar, pas një konfuzioni që kishte krijuar për jetën e tij private. Ish-futbollisti është i lidhur jashtë me një vajzë të huaj, por gjatë lojës, ai shprehu pëlqimin për Beatrix Ramosaj.

Në një intervsitë për emisionin ‘Rrugëtim me Anilën’ ai konfirmoi që ishte në një lidhje duke qartësuar se ky fakt dihej dhe nga këngëtarja Ramosaj.

“Gjithë shtëpia e ka ditur që unë jam i lidhur. Beatrix ka patur 3 javë kohë për të kuptuar kush jam unë. Ajo e dinte më mirë se të gjithë atje brenda që jam i lidhur, të jeni të sigurt. Monika dhe Semi i kanë thënë që Kledi është i lidhur, dhe kur u bë loja me shishe fakti që unë jam i lidhur jashtë u tha”- u shpreh ish banori i Big Brother VIP.

Artikulli paraprakREFORMA NË DREJTËSI NË 5 VITE, AMBASADA E SHBA: NUK ËSHTË E LEHTË, E SHPEJTË APO E PËRSOSUR…
Artikulli tjetërE REJA HUMB FËMIJËN 27 JAVËSH, SHËNOHET VIKTIMA E KATËRT NË KUFIRIN BJELLORUSI-POLONI