Në një meshë solemne te drejtuar nga Arqipeshkvi I Sapës, Mons. Simon Kulli, Bashkia Vau Dejës ka dorëzuar familjarëve të klerikut të njohur të zonës, titullin e lartë Nderi I Bashkisë Vau Dejës, Dom Ejell Kovaci.
Ne kete cveremoni pervec meshtareve dhe rregulltareve te kesaj famullie kane qene edhe drejtuesit me te larte te Bashkisë Vau Dejës. Kryetari I Bashkisë Vau Dejes, Zef Hila ka dorezuar edhe titullin e lartë për Dom Ejell Kovaci pas vdekjes.
“Me nderim dhe perulje, në shenjë vlerësimi, ndaj jetës, veprës dhe sakrificës sublime si dhe për devotshmërinë dhe veprimtarinë e Tij të çmuar fetare në përhapjen e vlerave të patjetërsueshme të besimit dhe në lartësimin e vlerave” ka qene motivacioni i titullit te akorduar nga Bashkia Vau Dejes per klerikun e njohur