Dom Gjergj Meta Ipeshkëvi i Dioqezës së Rrëshenit ka reaguar në lidhje me plagën e thellë e cila ka përfshirë vendin sic është ajo e braktisjes së vendit.Përmes një statusit në rrjetet sociale Dom Gjergj Meta thotë se Shpopullimi është më e madhja emergjencë kombëtare

Shpopullimi si më e madhja emergjencë kombëtare,

kjo është emergjenca kryesore në vend: ndalja e kësaj hemorragjie njerëzore.
Po lejmë jetime hapësirat tona, po i ikim tokës që Zoti na ka dhënë. Por shkulemi nga rrënjët tona për t’u mbjellë në vende ku do të duhen breza për të zënë vend. Po lejmë pleqtë tanë vetëm e po lejmë vendin pa rini d.m.th. pa të ardhme, ose me një të ardhme gjysmake. Kjo zbrazje do të duhej kohë të rekuperohej dhe me rrezikun se do të jetë gjysmake…

..Është e kuptueshme se Oksfordi, Kejmbrixhi, Sorbona, La Sapienza, Harvardi, Luveni do të tërheqin më shumë se Universiteti i Tiranës apo i Durrësit, jo vetëm për shkak të traditës së tyre, por edhe sepse ato vende nuk kanë shumë të rinj e kanë nevojë për fuqi të reja. Po ashtu vendet e zhvilluara ekonomike do të kenë nevoje për fuqitë tona të reja.

Atje nuk do të na thonë kurrë: kthehuni e kontriboni për vendin tuaj. Por ne duhet të ndjejmë përgjegjësinë të rrisim nivelin e Universiteteve tona, të mundësive ekonomike e të zhvillimit shoqëror e kulturor këtu në vendin tonë.”

Dom Gjergj Meta është një zë aktiv duke reaguar në lidhje me cështjet aktuale që po kalon vendi ynë

Artikulli paraprakVLLAZNIA PAGUAN GJOBEN, VLLAZNIA-SKENDERBEU DO LUHET ME PRANINE E TIFOZEVE
Artikulli tjetërDAJÇ, PREZANTOHET PANAIRI ME PRODUKTET E ZONËS