Në një ceremoni solemne, me pjesëmarrjen e autoriteteve me larta vendore dhe fetare, Dom Simon Kulli, ka marre edhe shugurimin si ipeshkëv I dioqezës së Sapës.

Arqipeshkvi I dioqezës Shkodër – Pult, Mons. Angelo Massafra gjatë fjalës së tij vlerësoi kontributin e Dom Simon Kullit, si meshtar dhe administrator I kësaj dioqeze, ndërkohe qe prania e tij në këtë dioqezë, sipas Massafrës, është një bekim për zonën. Pas riteve fetare, Dom Simon Kulli, ka bere edhe betimin para kishës dhe zotit duke marrë edhe detyrën e ipeshkvit të kësaj dioqeze.

Dom Simon Kulli, ka shërbyer për vite me radhe si meshtar në katedralën Nëne tereza ne Vau Dejes, nderkohe qe prej nje viti mban detyrën e administratorit të kësaj dioqeze, ndërkohe qe prej kësaj të enjte, Dom Simon Kulli, pason Mons. Lucjano Avgostinin ne kete dioqezë duke u emruar Ipeshkv I kësaj dioqeze.

Artikulli paraprakE LA JASHTË KABINETIT, RAMA I CAKTON DETYRËN E RE SAIMIR TAHIRIT
Artikulli tjetërDOM SIMON KULLI, HISTORIA E FËMIJËS QË PËRLOTI PAPA FRANÇESKUN