Prej vitesh fshati Domen vuan amortizimin e rrjetit elektrik.Kryeplaku I atij fshati Bajram Bilani shprehet se shpesh here mbesin ne errësirë të plotë dhe gjithashtu shtyllat e rëna të energjisë elektrike krijojnë rrezik për jetën e banorëve e vecanërisht të fëmijëve .
Ndërkohë Bilani shprehet se që në vitin 90’ askush nuk ka venë dorë për sistemimin e rrjetit te energjisë elektrike në këtë zonë.
Shtyllat e energjisë elektrike përvecese janë prej druri janë dhe të rëna përtokë duke rrezikuar kështu jetën e atyre banorëve.
Pavarsisht rrezikut ata e kanë të pamundur të qendrojnë më netë të tëra në errësirë.
Fshati Domen paraqet mjaft kushte të vështira jetese. Banorët në atë vend nuk kanë asnjë të ardhur e vetmja gjë që kanë është shpresa që një ditë dikush mund ti ndihmojë.