Afrimi I stines se dimrit ka aktivizuar edhe njehere tjeter mesa duket kontrabanden e lendeve drusore. Inspektoriati pyjor, ka sekuestruar nje sasi prej 30 m3 lende drusore, te cilat jane gjendur te braktisura ne rruge ne afersi te fshatit Domen ne njesine administrative te postribes ne bashkine e Shkodres.

Sipas te dhenave qe vijne nga inspektoriati pyjor ne Shkoder, behet me dije se Lënda drusore ishte prerë në fshatin “Domen” të njësisë administrative te Postribës dhe më pas ishte ngarkuar në kamiona, e gatshme për tu transportuar për shitje. Aksioni i inspektoriatit solli bllokimin e saj përpara daljes në treg, por në pranga nuk ra asnjë autor pasi arritën të largohen dhe blutë kanë nisur punën për identifikimin e tyre dhe më pas vënien para përgjegjësisë. Stina e dimrit rrit konsumin e lëndëve drusore që përdoren për ngrohje dhe prandaj aksionet e policisë pyjore dhe strukturave të tjera përgjegjëse do të vijojë edhe në ditët në vijim për të goditur çdo rast abuzimi me pasurinë pyjore. Përgjatë 25 viteve në vendin tonë është kryer një masakër e vertetë në fondin pyjor, dëmet e të cilave janë të parikuperueshme për shumë zona.

Artikulli paraprakSHKELJET NË QARKULLIM, NË DY DITË 144 MASA ADMINISTRATIVE
Artikulli tjetërKOPLIK, BANORËT DETYROHEN TË RILIDHIN KONTRATAT ME OSHEE