1.5 km tub që shërben për sistemin vaditës e për funizimin me ujë të pijshëm është I gjithë problemi që prek fshatin Domen të njësisë administrative Postribë.

Banorët shprehen se mungesa e sistemit vaditës ua qon dëm të mbjellat çdo vit e këto të fundit janë e vetmja e ardhur që kanë.

Për këtë problematikë që prek rreth 50 familje kryeplaku I fshatit domen Bajram Milani është drejtuar disa herë institucionve përgjegjëse por asnjë zgjidhje nuk është marre deri tani.

Ndërkohë banorët ndihen të shqetësuar për vendimin që qeveria ka dhënë që shkolla e fshatit të tyre të mbyllet për shkak të numrit të ulët të fëmijëve. Kjo e fundit përveç se është në një gjendje të mjeruar tashmë rrezikon dhe mbylljen.

Në këtë fshat duket se asnjëherë askush nuk ka vënë dorë në të. Natyra I ka dhuruar bukurinë por është dora e njeriut ajo që do e përmirësonte pak jetën e atyre banorëve të cilët jetojnë me skamje.

 

Artikulli paraprakLEZHË, URA QË KTHEHET NË BURIM AKSIDENTESH
Artikulli tjetër“VLLAZNIA B” MERR TRE PIKË NDAJ BURRELIT