Ambasadori i SHBA-së Donald Lu sot paradite ishte në një takim në kryeministri Nuk ka shumë informacion lidhur me vizitën e ambasadorit në kryeministri ndërkohë që kamerat kanë filmuar makinën e ambasadorit të parkuara para kryeministrisë (ora 10:07) për të dalë më pas nga ora 11:30.
Ende nuk ka njoftim zyrtar lidhur motivin e kësaj vizite. Sot Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Takimi mes dy zyrtarëve zgjati rreth 1 orë në ambientet e prokurorisë. Pas takimit, ministri Xhafaj me një deklaratë të shkurtër iu përgjigj interesit të gazetarëve të cilët e pyetën për peshqit e mëdhenj. “Kini durim!”, i tha Xhafaj gazetarëve. Ndërkohë më 31 janar duke marrë shkak nga një pyetje postuar në facebook-ut të Ora News: “Po tani qe iku janari a besoni se peshqit e mëdhenj do kapen?” Ambasadori Donald Lu reagoi duke deklaruar: Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh.
Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.