Presidenti Donald Trump ka nsiur zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 me një ndalesë të shtunën në Nju Hempshër, përpara se të vazhdonte drejt Karolinës së Jugut. Vizitat e tij në këto dy shtete, që organizojnë votimet më të hershme, shënojnë aktivitetet e para të fushatës elektorale që kur ai njoftoi kandidimin mbi dy muaj më parë.

“Po fillojmë. Po ia fillojmë nga këtu si kandidat për president”, u tha ai drejtuesve të Partisë Republikane të mbledhur në takimin vjetor në Nju Hempshër, përpara se të ndalej në orët e vona të pasdites në Kolumbia, për të prezantuar ekipin e tij drejtues në shtetin e Karolinës së Jugut. “Jam më i zemëruar tashmë dhe jam më i përkushtuar tani se ç’kam qenë ndonjëherë”. Në këto dy shtete zhvillohen dy nga tre garat e para për emërimin brenda partisë, duke u dhënë atyre fuqi të jashtëzakonshme në përzgjedhjen e kandidatit.

Ish-Presidenti Trump dhe aleatët e tij shpresojnë se zhvillimet do të ofrojnë një demonstrim force në mbështetje të ish-presidentit, pas një nisjeje të vakët në fillimet e fushatës që krijoi pikëpyetje për angazhimin e tij për të rikandiduar. Gjatë javëve të fundit, mbështetësit e tij kanë kontaktuar zyrtarët politikë dhe ata të zgjedhur për të siguruar mbështetje për zotin Trump në një moment jetik kur republikanë të tjerë po përgatiten për të kandiduar.

Artikulli paraprakZONAT E MBROJTURA NATYRORE NË SHQIPËRI, NJË VIT PAS RISHIKIMIT TË KUFIJVE
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË BËNI PLANE PËR FUNDJAVËN