Donald Trump krahason agjensitë sekrete amerikane me ato të Gjermanisë naziste
Donald Trump i është përgjigjur raporteve të agjencisë së inteligjencës amerikane për lidhjet e pretenduara me shtetit rus duke e krahasuar situatën dhe agjencitë me “Gjermaninë naziste”. Presidenti i zgjedhur sulmoi me zemërim në mediat sociale pas akuza të paverifikuara, të dhe një raport i klasifikuar sekret, u botuan online, shkruan “The Independent” Trump hodhi fillimisht poshtë pretendimet, të cilat përfshijnë akuzat për “akte seksuale të mbrapshta” që përfshijnë prostituta në një dhomë hoteli në Moskë, si “lajme të rreme”. Ai shkroi në Twitter: “Agjencitë e inteligjencës nuk duhet ta kishin lejuar këtë lajm të rreme të rridhte në publik Një goditje e fundit mbi mua. Mos po jetojmë në Gjermaninë naziste..?”