Shtohen edhe shtatë kandidatë të rinj për SPAK.
Këtë të mërkurë kanë dorëzuar dosjet për tu bërë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela,
prokurorja në prokurorinë e Krimeve të Rënda Elizabeta Imeraj, prokurori në Prokurorinë e Apelit Tiranë Altin Dumani, prokurorja në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës Enkeleda Osmani,
prokuroja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, Elida Kackini (Celami), prokurorja në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan Enkeleda Millonai (aktualisht me Urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme është ne pozicionin e Drejtuesit të kësaj Prokurorie)
dhe Maksim Sota, Prokuror ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë.
Deri tani kanë aplikuar për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 23 aplikantë.
Afati i pranimit të aplikimeve për SPAK skadon me datën 21 shkurt 2019.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit do ketë në trupën e saj 15 anëtarë.