Tiranë – Donin të takonin Shullazin në burg, mes të arrestuarve nipi i tij

Dy persona të dyshuar si anëtarë të bandës së Emiljano Shullazit janë prangosur mesditën e së enjtes pranë burgut 313 në kryeqytet . Të arrestuarit janë Endrit Qyqja dhe Endrit Zela për të cilët Gjykata e Krimeve të Rënda kishte marrë më parë në mungesë masën e sigurisë “arrest me burg” Arrestimi u bë nga efektive të forcave Shqiponja në kryeqytet pas informacioneve te marra për vendndodhjen e tyre. Efektivët kanë shfrytëzuar momentin teksa dy të arrestuarit ndodheshin pranë ambienteve te paraburgimit 313 ku ndodhet dhe i pandehurit Emiljano Shullazi. Njëri nga të pandehurit Endrit Zela i cili mësohet se është nipi Emiljano Shullazit u arrestua në dhomen e takimeve në pritje të takimit me dajën e tij Emiljano Shullazi, ndërsa i arrestuari tjeter Endrit Qyqja , i cili mendohet se ka qënë shoqeuesi i Zelës u arrestua në lokalin pranë burgut Nuk kaloi vetëm pak minuta nga arrestimi dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhene detaje ne lidhje me akuzën që rendon mbi të pandehurit. Sipas prokurorisë dy të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me Emiljan Shullazin e Gilmando Danin, si edhe për llogari të këtyre të fundit, i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash një biznesmeni, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës fizike. Prokuroria ka bërë me dije se arrestimi i tyre është bërë në kuadër të hetimit të nisur muaj më parë nga prokuroria në lidhje me një grup të strukturuar kriminal. Gjatë këtij hetimi, fillimisht janë arrestuar Emiljano Shullazi, Gilmano Dani dhe Blerim Shullazi. Sipas akuzës Shullazi dhe Dani dyshohet se i kanë marrë një biznesmeni shuma parash në kohë të ndryshme, duke e kërcënuar fizikisht, si edhe duke ushtruar dhunë fizike. Në disa nga rastet e kërcënimit për dhënie pasurie, në shoqërinë e Shullazit dhe Danit kanë qenë edhe Endrit Qyqja dhe Endrit Zela. Po në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se të dyshuarit Qyqja dhe Zela kanë qënë të pranishëm në disa momente kur Emiljano Shullazi ka bërë kërkimin e padrejtë të sasisë monetare. Gjithashtu, këta persona kanë përfituar sasi monetare të lëvruara me çek nga ana e biznesmenit të dëmtuar, në favor të tyre, me porosi të Emiljano Shullazit. Në rastet e të dyshuarve Qyqja dhe Zela, rezulton se ndërmjet tyre dhe biznesmenit nuk ka asnjë marrëdhënie kontraktuale. Edhe per këta dy të pandehur rendojnë akuzat e “Shtrëngimit me anën të kanosjes për dhënie pasurie”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Artikulli paraprakRRËFIM – OSMAN MULA
Artikulli tjetërPD ,REZOLUTE NE KUVEND PER DENIMIN E KRIMEVE TE KOMUNIZMIT NDAJ KLERIT