Gianluigi Donnarumma nga një blerje e bujshme është kthyer shumë shpejt në një çështje të bujshme. Nuk kanë mjaftuar polemikat e ditëve të fundit, as zërat për një largim të mundshëm, për ti ndryshuar mendje trajnerin Pochettino i cili konsideron Navas si portier titullar. Sigurisht që kjo zgjedhje nuk mund të pranohet nga ai që cilësohet si një nga portierët më të mirë në botë, fitues i freskët i “Euro2020”. Kjo zgjedhje e trajnerit Pochettino kapi të gjithë të papërgatitur, madje edhe agjentin Mino Raiola i cili është i gatshëm të vihen menjëherë në lëvizje për ti gjetur një sistemim të ri ish portierit të Milan.

Nëse situata nuk ndryshon shpejt, Raiola mund të futet në negociata me Juventus që në janar, skuadër që mbetet ende e interesuar për shërbimet e Donnarumma. Szczesny e ka rritur nivelin e tij të lojës por sërish nuk ofron garanci ndërsa me Donnarumma në portë Juve do të ishte e sigurt për të paktën një dekadë.

Artikulli paraprakBAJRAMI RIKTHEHET ME GOL, EMPOLI MPOSHT BOLOGNA ME “POKER”
Artikulli tjetërU SHPALL PËR TË 11 HERË KAMPION SHQIPËRIE NË KARATE, BASHA: URIME BEKIMIT, JAM I SIGURT QË NJË DITË DO TË NGRE LART FLAMURIN KOMBËTAR!