Një adoleshent ka hedhur nga kati i 10-të një fëmijë pasi donte të dilte në lajme.
Djali francez po bënte një vizitë turistike në Londër me familjen e tij kur Jonty Bravery, e hodhi atë nga Tate Modern më 4 gusht.

6-vjeçari pësoi gjakderdhje në tru dhe mori lëndime të mëdha në trup.
Fëmija arriti të binte vetëm 5 kate. Bravery, nga Ealing, pranoi se kishte tentuar të vriste në Bailey Old dhe do të dënohet në shkurt.

Pasi u arrestua, ai i tha policisë se kishte planifikuar paraprakisht të lëndonte dikë në galerinë e South Bank, për të bërë publike në televizor trajtimin e tij të autizmit.
Në gjykatë u tha se 18-vjeçari shkoi tek një anëtar i stafit të Tate Modern dhe i tha: “Unë mendoj se kam vrarë dikë, thjesht kam hedhur dikë nga ballkoni.”

Kur u mor në pyetje nga policia i tha se nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe i pyeti nëse do dilte në lajme.
Bravery ka çrregullim të spektrit autik dhe të personalitetit.

Ai u mbajt në spitalimn Broadmoor deri në mes të nëntorit. Adoleshenti ishte 17-vjeç kur ndodhi ngjarja por nuk mund të identifikohej deri sa mbushi 18-vjeç.

Familja e 6-vjeçarit tha se djali vazhdoi të jetë në trajtim intensiv pasi nuk i janë kthyer lëvizshmëritë në gjymtyrët e tij si edhe funksioni i plotë i trurit.

“Ai zgjohet vazhdimisht nga dhimbja dhe nuk mund t’i komunikojë,”- tha familja. “Jeta për ne ndaloi 4 muaj më parë. Ne nuk e dimë kur, apo edhe nëse, do të jemi në gjendje të kthehemi në punë apo të kthehemi në shtëpinë tonë, e cila nuk është përshtatur për një karrige me rrota. Jemi të rraskapitur.”

Një faqe e GoFundMe mblodhi gati 153.000 euro për djalin dhe familjen e tij për të ndihmuar me “fondet mjekësore”.

Artikulli paraprakPËRMBYTET VARKA, 62 EMIGRANTË HUMBASIN JETËN NË OQEANIN ATLANTIK
Artikulli tjetërSTUDIO E HAPUR – GEZIM KRUJA