Nuk përfundojnë problemet për sportin rus. Agjencia Botërore Antidoping, WADA mori masa të tjera ndëshkuese teksa e dënoi këtë vend me mospjesëmarrje në evenimente të ndryshme sportive për 4 vjet të tjerë.
Këtë vendim ky institucion e mori në
mënyrë unanime në mbledhjen e zhvilluar në Lozanë të Zvicrës. Arsyeja që WADA dënoi Rusinë me pezullim 4 vjecar nga të gjitha evenimentet sportive ishte dorëzimi te hetuesit i të dhënave të manipuluara nga laboratori antidoping në Moskë.
Ko do të thotë se flamuri dhe himni i këtij vendi nuk do të lejohen në ngjarje të rëndësishme si Lojërat Olimpike të Tokios të vitit të ardhshëm dhe në Botërorin e vitit 2022.
Gjithsesi, për sportistët rusë që nuk janë të përfshirë në skandalin e dopingut dhe që kanë rezultuar të pastër në testet antidoping, ekziston mundësia e pjesëmarrjes në evenimentet më të rëndësishme sportive, por këtë do ta bëjnë nën flamur neutral