NUK BËHET ME DIJE EMRI, RASTI ËSHTË REGJISTRUAR NË KAMPIONATIN E QIPROS Një tjetër shuplakë e fortë në drejtim të shtangës shqiptare. Tjetër shtangist ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping, nga Agjensia Botërore e Anti-Dopingut.

Lajmi është konfirmuar nga burime shumë të sigurta. Behet me dije se ne Federaten Shqiptare te peshengritjes ka mbërritur e-maili zyrtar shoqëruar me raportin e testit, në një kohë që çuditërisht Federata nuk bënte me dije emrin dhe vazhdon të mos konfirmoje këtë. Sidoqoftë, është përjashtuar nga ky përdorim tjetër dopingu, kampioni i botës Daniel Godelli, teksa dyshimet kryesore janë për një nga 3 shtangistët të cilët kanë garuar në Europianin e Peshëngritjes në Limasol të Qipros, ku dhe pati medalje. Ky është rasti i dytë dhe në total i 11-ti që peshëngritja shqiptare rezulton e dopuar. Pas Romela Begajt, e cila ka vrapuar të ankimojë çështjen, vjen goditja e radhës për shtangen shqiptare: Tjetër shtangist figuron pozitiv. Sinjale alarmi për këtë sport që po fundos rënd imazhin shqiptar në sportin botëror, në një kohë që Federata duket se tashmë e ka të humbur plotësisht luftën e saj me dopingun.

Artikulli paraprakSHKODER, PLAGOSET 32 VJECARI
Artikulli tjetërDOPING, TËRMET NË PESHËNGRITJEN SHQIPTARE