Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu ka reaguar një ditë pas vendimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për të dorëzuar mandatin e deputetit.

Donald Lu deklaroi se tashmë Tahiri do të përballet me drejtësinë si një qytetar i zakonshëm, pa imunitet.

Diplomati amerikan u shpreh se askush nuk mundet që të dalë mbi ligjin, ndërsa shtoi se edhe për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla po vijojnë hetimet.

“Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës, askush nuk është mbi ligjin. Tahiri tani do të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet.”

Në fjalën e tij në aktivitetin për Shoqërinë Civile, Donald Lu tha se falë denoncimeve dhe shkrimeve në media, shumë politikanë të inkriminuar nuk janë më pjesë e jetës politike në Shqipëri.

Ai përmendi disa emra, si; Elvis Roshi, Afiq Rakipi, Mark Frroku, Shukri Xhelili, Koço Kokëdhima dhe të tjerë.

Njerëz skeptikë thanë se Shoqëria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesat e veta dhe se është e blerë nga socialistët, demokratët dhe LSI. Unë mendoj ndryshe.

Unë shoh se Shoqëria civile ka arritur fitore të jashtëzakonshme në vitet e fundit.

Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Mark Frrokun, Arben Ndokën, Elvis Rroshin, Aqif Rakipin, Koço Kokëdhimën, Shukri Xhelilin, Dashamir Tahirin dhe të tjerë.

Por në fund të fjalës së tij, Lu kërkoi që Shoqëria Civile të bashkohej për të kërkuar arrestimin e peshqve të mëdhenj të korrupsionit dhe krimit,

ndërsa përmendi dy emra; Klement Balilin dhe Arbër Çekajn, pronari i kompanisë Arbri Garden ku u gjetën 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.

Do të donim shumë që shoqëria civile të na bashkohej për peshqit e mëdhenj kriminalë. Klement Balili dhe Arbër Çekaj po kërkohen.

Njerëz skeptikë thanë se Shoqëria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesat e veta dhe se është e blerë nga socialistët,m demokratët dhe LSI.

Unë mendoj ndryshe. Unë shoh se Shoqëria civile ka arritur fitore të jashtëzakonshme në vitet e fundit.

Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Mark Frrokun, Arben Ndokën, Elvis Rroshin, Aqif Rakipin, Koço Kokëdhimën, Shukri Xhelilin, Dashamir Tahirin dhe të tjerë.

Shoqëria civile shqiptare duhet të jetë krenare për shumë gjëra. Por ka ende shumë për t’u bërë, ndaj kemi punuar për të ndikuar që organizatat e shoqërisë civile të bëhen më të pavarura financiarisht dhe më të suksesshme.

Do të donim shumë që shoqëria civile të na bashkohej për peshqit të mëdhenj kriminalë. Klement Balili dhe Arbër Çekaj po kërkohen,

Roshi dhe Frrokaj po ndiqen penalisht, hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës, askush nuk është mbi ligjin, i cili tani do të përballet si qytetar i zakonshëm pa imunitet.

Të ngremë pritshmëritë që së shpejti të arrestohen dhe të ndiqen penalisht. Kjo është e ardhmja që të gjithë shqiptarët meritojnë.

Artikulli paraprakDIELL PARADITEN E TË PREMTES, SHIRA NË TË GJITHË VENDIN PASDITE
Artikulli tjetërAHMETAJ INTERPELANCË ME BIZNESIN E VOGËL: NUK KA GJOBA PËR DEKLARIMET E GABUARA