Pas dorëheqjes së Lizz Trus nga post i i kryeministres, opozita në Mbretërinë e Bashkuar kërkon menjëherë zgjedhje të përgjithshme. Udhëheqësi i laburistëve Sir Keir Starmer ka bërë thirrje për zgjedhje të menjëhershme. Sir Keir tha se vendi “nuk mund të ketë një eksperiment tjetër në krye të partisë konservatore”.
Liberal Demokratët, SNP dhe Partia e Gjelbër kanë kërkuar gjithashtu një zgjedhje të menjëhershme të përgjithshme. Udhëheqësi i SNP Westminster, deputeti Ian Blackford tha se “kaosi i plotë në qendër të qeverisë konservatore nuk mund të vazhdojë më”. Udhëheqësi i Liberal Demokratëve, Ed Davey, tha: “Ne nuk kemi nevojë për një kryeministër tjetër konservator që kalon nga kriza në krizë, ne kemi nevojë për zgjedhje të përgjithshme.”
Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme nuk do të zhvillohen të paktën deri në vitin 2024, pasi konservatorët fituan një shumicë dërrmuese në zgjedhjet e fundit në 2019.
Sir Graham Brady, kryetar i komitetit me ndikim të vitit 1922, njoftoi se nominimet për ata që dëshironin të konkurronin për të zëvendësuar Truss ishin hapur dhe do të mbylleshin të hënën. Ai tha se kandidatët do të duhet të kenë mbështetjen e të paktën 100 deputetëve konservatorë. Nëse ka më shumë se një kandidat të hënën, konkursi do të hapet për anëtarësimin e partisë në një votim online. Lideri i ri konservator, dhe kështu kryeministri, do të jetë në detyrë deri të premten e ardhshme, sipas Brady.
Ndër emrat që përflitet se do të jenë në garë për të zëvendësuar Truss janë, siç mund ta prisnit, ish-kandidatët Rishi Sunak dhe Penny Mordaunt, me një surprise, atë të Boris Johnson. Por askush nuk e ka shpallur ende kandidaturën.
Liz Truss dha dorëheqjen si kryeministre pas 45 ditësh në detyrë, duke e bërë atë kryeministren me mandatin më të shkurtër në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Dorëheqja e saj vjen pas gjashtë javësh të trazuara në detyrë. Duke folur jashtë zyrës së kryeministrisë në Londër ajo pranoi se nuk ishte në gjendje të mbante premtimet që kishte bërë gjatë fushatës për udhëheqëse të Partisë Konservatore, sepse humbi besimin e partisë së saj.
Truss erdhi në detyrë me një vizion për një shtetet me taksa të ulëta, por planet e saj, të cilat përfshinin miliarda shkurtime taksash të pafinancuara, ‘tronditën’ tregjet dhe bënë që paundi të binte. Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u detyrua të hiqte dorë nga axhenda e saj dhe të shkarkonte ministrin e saj.