Zhylien Varfa do të marrë kompetencat drejtuese të Bashkisë së Durrësit, deri në zgjedhjen e një kryebashkiaku të ri. Ky vendim u mor sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit pas dorëheqjes së Valbona Sakos.
Varfaj ka mbajtur më herët postin e nën kryetarit të Bashkisë së Durrësit.