Dorëheqje në prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Prokurori Njazi Seferi mësohet se ka dorëzuar letrën e dorëheqjes së tij, për arsye shëndetësore.
Kërkesa i ka shkuar KLP-së e cila do të marrë vendim në pikën e dytë të rendit të ditës.Seferi ka patur në hetim dosjen e Kostandinos Kacifas, grekut që u vra në Bularat ne vjeshtën e shkuar.
Dosja e zbardhjes së vrasjes së Katsifas ka qenë së fundmi dhe në qendër të autoriteteve greke.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, kërkoi pak kohë më parë përfundimi e menjëhershëm të hetimeve dhe se ishin të pakënaqur nga vonesa e Prokurorisë Shqiptare.