NJOFTIM NGA KLUBI I BASKETBOLLIT VLLAZNIA
Pas ndeshjes së fundit ndaj Teutës, trajneri Damian Bekteshi ka vendosur të tërhiqet nga posti i trajnerit të skuadrës sonë. Ky ka qenë një vendim i marrë nga ana e tij me qëllimin më të mirë për ekipin, dhe ne e respektojmë maksimalisht.
Trajneri Bekteshi ka qenë një figurë kyçe për Vllazninë gjatë këtyre tre viteve. Nën drejtimin e tij:
• Ekipi ynë arriti deri në finalet e kampionatit në sezonin e parë.
• Vjet, ai e udhëhoqi skuadrën nga objektivat për mbijetesë deri në gjysmëfinale, ku zhvilluam një betejë të ashpër me Teutën.
Falenderojmë Damian Bekteshin për përkushtimin, punën e palodhur dhe pasionin që ka treguar për skuadrën tonë. Ai mbetet gjithmonë pjesë e familjes së madhe të Vllaznisë, dhe i urojmë suksese në hapat e tij të ardhshëm.
Me respekt,
Klubi i Basketbollit Vllaznia