Dorëzimi vullnetar i armëve, në 24 orë, 5 predha antitank
Kur kanë kaluar 3 javë nga nisma e dorëzimit vullnetarë të armëve, fluksi i qytetarëve që paraqiten në komisariatet e vendit për të dorëzuar armë, municione e fishekë është i lartë. Vetëm të shtunën rezulton se në vend janë dorëzuar 25 armë, 13 mijë fishekë, 89 granata, 5 ndezës, 5 predha antitank dhe 65 krehër fishekësh. Qytetarët që dorëzojnë armët gjatë kësaj fushate përfitojnë amnisti duke mos u proceduar për armëbajtie pa leje.