Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim të gjatë në “Facebook”, tha se Edi Rama mund të rrëzohet vetëm me protesta. I pyetur nëse do të garojë “kokë më kokë” me kreun e dorëhequr të PD-së, Lulzim Basha, ai tha se kjo s’ka për të ndodhur. Ish-kreu i PD shtoi se t’i thuash atij të garojë me Bashën është njësoj si t’i thuash të garojë me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Duke e konsideruar Bashën ‘peng’, Berisha tha se do të merret vetëm me Edi Ramën.

“Problemet madhore në PD u shkaktuan nga shkelmimi i statutit. Unë jam i betuar dhe i vendosur të zbatoj me përpikmëri statutin, i cili i jep pushtetin anëtarit të PD.

Kryetari nëse humbet zgjedhjet lokale, dhe unë e quaj humbje meqë nuk fituam, ndonëse zgjedhjet janë këto që janë, statuti përcakton votëbesimin tim nga anëtarët e PD.Analiza e këtyre zgjedhjeve do bëhet në përputhje me statutin e PD-së. Natyrisht paralel me proceset demokratike të partisë, Edi Rama ka stisur një proces me dy pengjet e tij Unë mund të them vetëm kaq: pengun nuk ka forcë që e çliron nga pengmarrësi përveç vullnetit të pengmarrësit. Unë nuk merrem me pengje, do merrem me pengmarrësin Edi Rama.

…Me shumë kënaqësi mirëpres në PD të gjithë anëtarësinë e saj dhe në këtë kontekst i garantoj se zëri i tyre do të dëgjohet, propozimet e tyre do përfillen dhe nuk ka asnjë pengesë që ne nëpërmjet procedurave statusore të bëjmë zgjidhjet më të mira.

E rëndësishme është të ekzistojë vullneti dhe ndjenja e përgjegjësi që çdo demokrat dhe demokrate ka për hapjen dhe konsolidimin e PD-së, jo vetëm ndaj anëtarëve të saj, por ndaj mbështetësve dhe simpatizantëve të saj”, tha ai.

Artikulli paraprakNË 145 VJETORIN E LIDHJES SË PRIZRENIT, THIRRJE PËR BASHKËPUNIM MES SHQIPTARËVE DHE ME ALEATËT PERËNDIMORË
Artikulli tjetër“PËRJASHTIMI NGA ‘DEFENDER2023’, JO I DREJTË”, ALBIN KURTI FLET PËR VENDIMIN E SHBA