Është dorëzuar gjatë ditës së djeshme dosja për ekstradimin e Arben Frrokut nga Holanda në drejtim të Shqipërisë.

Materiali shkresor është dorëzuar nga Ambasada jonë në Hagë me datën 10 maj. Ndërkaq një ditë para se të dorëzohej dosja, autoritetet holandeze vendosën të zgjasin edhe me 40 ditë masën e arrestit për Arben Frrokun, në pritje të përfundimit të proçedurave për ekstradimin e tij në Shqipëri. Zëdhënësi i Prokurorisë së Amsterdamit konfirmoi se masa e mëparshme e sigurisë për Frrokun skadoi më 9 maj.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakZMIJANI KUNDËR DEPUTETES XHAÇKA PËR 50% TË GRAVE NË LISTA
Artikulli tjetërSTAR TREND – GRETA KOCI