Gjiganti i medieve sociale Facebook është “dorëzuar” përballë presionit të gjatë në kohë për të futur si opsionin edhe butonin e “mospëlqimit”, i shprehur me gishtin e madh drejtuar poshtë.

Facebook po eksperimenton këtë buton për herë të parë, megjithëse jo në platformën shumë popullore të përdorur nga pothuajse dy miliardë njerëz. Ky buton i shumë pritur u është shfaqur një numri të kufizuar njerëzish në aplikacionin Messenger të Facebook-ut. Për një kohë shumë të gjatë drejtuesit e Facebook-ut i kishin injoruar thirrjet për vendosjen e një butoni të tillë, ndërsa tani ky eksperiment mund të shikohet si një lloj kompromisi. Rezistenca përballë kërkesës për vendosjen e këtij butoni vinte për arsye të frikës se ai mund të keqpërdorej për ngacmime online. Ky buton është i fundit i pjesës së “reagimeve” të Facebook, që u prezantuan rreth një vit më parë dhe rezultuan shumë të suksesshme pasi janë përdorur më shumë se 300 miliardë herë. Ndryshimi i vetëm i butonave të “reagimit” në Facebook dhe Messenger është butoni i “mospëlqimit” me gishtin e madh drejtuar poshtë. “Techcruch” citoi një zyrtar të Facebook tek thotë se “ne gjithmonë eksperimentojmë rrugë për ta bërë Messenger argëtues dhe angazhues.”

Artikulli paraprakLAZIO FITON, STRAKOSHA KONFIRMOHET TITULLAR
Artikulli tjetërLIBERALIZIMI I VIZAVE NË DUART E LIDERSHIPIT TË KOSOVËS