Dorëzohet Rama, shkarkon Elvis Roshin.
Qeveria ka shkarkuar nga detyra e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshin pas heqjes së mandatit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pasi e kapte ligji i Dekriminalizimit. Pas hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme që provonte se Elvis Roshi ka qenë i dënuar jashtë shtetit KQZ votoi duke i hequr mandatin. Pas largimit të Roshit, në qytetin e Kavajës do të do të mbahen zgjedhje për kryebashkiakun e ri. Por, të gjithëve u kujtohet se si Edi Rama mbronte publikisht përpara kamerave Elvis Roshin dhe tallej me akuzat e opozitës, që në fakt rezultuan të vërteta. Por, tani çfarë ka për të thënë Kryeministri që përbetohej në “pafajësinë” e Elvis Roshit?